Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5175 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, në këto bashki: 272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shtator 2021) Raste të reja ditore 872 Të shëruar në 24 orë 820 Të shtruar në spitale 224 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 5175 Testime totale 1,160,896 Raste pozitive 164,276 Raste të shëruara 148,937 Raste Aktive 12,745 Humbje jete 2,594 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5422 Shkodër 1277 Durrës 1229 Fier 1195 Vlorë 744 Lezhë 590 Elbasan 667 Berat 495 Korçë 327 Kukës 313 Gjirokastër 263 Dibër 223