Janë kryer 3,937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 680 qytetarë, në këto bashki: 274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, G jirokastër, Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë, Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik, 2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.