Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ministrin e Brendshëm austriak Karl Nehamher.

Çuçi pas takimit me homologun Austriak në një prononcim për mediet tha se, Austria është një partner historik i Shqipërisë dhe një avokat i zjarrtë i integrimit të Shqipërisë në BE.

“Në fushën e sigurisë ne kemi një partneritet të gjatë me Austrinë, qoftë në fushën bilaterale, qoftë në përbërjen e organizmave apo instrumenteve të Bashkimit Evropian. Tashmë Shqipëria është një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm i pothuajse të gjithë vendeve të BE-së në fushën e sigurisë dhe besoj që është e barabartë tashmë në të gjitha nismat që merren në fushën e sigurisë dhe sigurisht që Austria në këtë pikëpamje mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm”, tha ai.

Çuçi tha se biseduam me ministrin për të gjithë axhendën e përbashkët, trajnimin e policisë dhe krijimin e Njësie Speciale të Forcave Alpina.

“Në këtë bashkëpunim ne kemi një terren të qëndrueshëm porsa i përket akteve rregullatore. Kemi disa marrëveshje që rregullojnë marrëdhënien tonë në këtë bashkëpunim. Por gjithashtu folëm dhe për projekte të së ardhmes që kanë të bëjnë së pari me sigurimi e kufijve të Austrisë,, Shqipërisë dhe BE-së për të mbrojtur nga emigracioni i jashtëligjshëm me parimin që ne gjithmonë e kemi në qendër të politikave tona që jemi një vend human por me kufij të sigurtë dhe qoftë në trajnimin e forcave policore shqiptare, sidomos krijimin e një Njësie Speciale të Forcave Alpina, ku Austria mbete një lider në Evropë. E mirëprita edhe propozimin e kolegut tim në lidhje më krijimin e një platformë të përbashkët në fushën e luftës kundër emigracionit, ku vendet e Ballkanit bashkë me Austrinë dhe vende të tjera të BE-së do të shkëmbejnë informacione dhe eksperienca në mënyrë të drejtpërdrejtë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm në rajon dhe në Evropë. Kështu besoj se tashmë të gjitha agjencitë tona ligjzbatuese janë në raporte të barabarta dhe janë plotësisht të besueshëm partneriteti me agjencitë ligjzbatuese të Austrisë dhe gjithë Evropës”, tha ai.

Nga ana e tij, ministrin e Brendshëm i Austrisë, Karl Nehamher tha se patëm biseda shumë intensive me njëri-tjetrin, por para se të ndalem te përmbajtja, më lejoni që familjes së policit të vrarë dje ti shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta.

“Ministri Peleshi, më informoi për aktin e tij heroik dhe unë i jam Policisë shqiptare shumë mirënjohës sepse për gjithçka investon Shqipëria për sigurinë e saj është dhe një siguri e siguruar për Austrinë. Në këtë kuadër ne folëm për bashkëpunimin policor. Ne ramë dakord për projekte të përbashkëta nga njëra anë që prekin policinë alpine, por ramë dakord për programe formimi dhe trajnimi porsa i përket njësive speciale dhe ofruam mbështetje tonë për trajnime nga Njësia Speciale Austriake dhe një forcim të bashkëpunimit në luftën e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmit. Ministri Peleshi e ceku temën që na bashkon, lufta e përbashkët ndaj migracionit. Për ne Shqipëria në këtë kuadër është një partner i rëndësishëm strategjik dhe Austria i gëzohet pjesëmarrjes së Shqipërisë në platformë për luftën ndaj migracionit të paligjshëm. Ne, të dy i gëzohemi një bashkëpunimi dhe një partneriteti të përbashkët në fushën e sigurisë së të dyja vendeve”, tha ai.

Në lidhje me vrasjen e policit në Lezhë dhe transparencën për këtë ngjarje, Çuçi tha se “Policia ka bërë të qartë edhe operacioni për të cilat forcat e policisë ishin dje në atë ngjarje për fat të keq tragjike për një nga oficerët e policisë më të mirë.Kështu besoj se në drejtorinë e Policisë do të merrni të gjithë informacionin për procedurat e ndjekura në atë situatë”.

Për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, Çuçi tha se “ne përveç, sigurisht të gjithë strategjisë për të luftuar këtë fenomen qoftë për të luftuar emigracionin e paligjshëm qoftë sa i takon trafiqeve të paligjshme, ne tashmë po vendosim ura bashkëpunimi dhe komunikimi dhe të ngushta me partnerët tanë dhe një nga partnerët tanë të rëndësishëm është me Austrinë”.

“Besoj sot policia shqiptare për sa i takon fushës së sigurisë është një partner i besueshëm i qëndrueshëm gjithë vendeve Evropiane. Ne kemi operacione të përbashkëta me policinë evropiane, gjermane, austriake e me më shumë se 10 vende konkrete për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm”, theksoi Çuçi.

Në lidhje me pyetjen se janë kryer hetime nga SHÇBA në ngjarjen në Lezhë, Çuçi tha se “SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut”.

Në lidhje me operacionet kundër bimëve narkotik dhe nëse ka statistika, Çuçi tha se “kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit”.