Manchester United ka fituar në transfertë 1-2 ndaj West Ham. Vendasit kaluan të parë në avantahz me Benrahma, por CR7 5 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1.

Kur u mendua se ndeshja do të shkonte drejt barazimit, Lingard shënoi golin e fitores në minutën e 89′.

Por West Ham kishte mundësinë të barazonte shifrat por gjuajtja e Noble iu prit nga Dega në minutat shtesë.

Me këtë fitore Man United është ngjitur në vendin e parë me 13 pikë po aq sa ka dhe Liverpooli.