Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për të dytin vit radhazi ka vizituar familjen e Denisës në Xibrakë, për t’u siguruar që vogëlushes nuk i mungon asgjë për të ndjekur rregullisht vitin e ri shkollor.

Krahas librave shkollorë që Denisa i përfiton nga nisma “Librat Falas”, asaj iu dhurua edhe çanta dhe çdo mjet i nevojshëm për mësim. Ajo e ka ndjekur rregullisht në shkollë edhe mësimin plotësues që nisi me datë 1 shtator.

Ministrja Kushi nuk ka harruar të bëjë dhurata edhe për vëllain e motrën e Denisës, përkatësisht 5 dhe 3 vjeç.

Vitin e kaluar Ministrja Kushi i dhuroi Denisës dhe vëllait të saj nga një tabletë të pajisur me internet, për ndjekjen e mësimit në distancë në kohë pandemie.

Rasti i Denisës tërhoqi vëmendje pasi u transmetua në një media vizive një vit më parë, për shkak të pamundësisë së familjes së saj për ta pajisur me libra dhe mjete shkollore.