Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka ndarë lajmin e mirë të daljes nga materniteti “Koço Gliozheni”, të një foshnje të lindur para kohe që për gati 3 muaj ishtë në rrezik për jetën. Manastirliu në postimin e saj shpreh mirënjohjen për stafin e maternitetit “Koço Gliozheni” për trajtimin me profesionalizëm e dashuri të fëmijëve të lindur prematurë
“Kujdes dhe punë e jashtëzakonshme e dr. Vasilika Çinës për Frenkin e vogël dhe gjithë stafi i terapisë intensive në maternitetin “Koço Gliozheni” për trajtimin me profesionalizëm e dashuri të fëmijëve të lindur premature”, shkruan Manastirliu.
Postimi i ministres Manastirliu: Ditë e bukur për familjen e Frenkit të vogël, i lindur para kohe, që sot lë spitalin i shëruar, pas gati 3 muajsh në rrezik për jetën. Kujdes dhe punë e jashtëzakonshme e dr. Vasilika Çinës për Frenkin e vogël dhe gjithë stafi i terapisë intensive në maternitetin “Koço Gliozheni” për trajtimin me profesionalizëm e dashuri të fëmijëve të lindur prematurë
#Respekt