Kapiteni i Juventus, Giorgio Chiellini, ka folur për tema të ndryshme në një intervistë të dhënë për L’Equipe.
Mentaliteti:
“E izoloj veten nga gjithçka kur futem në fushë. Eksperienca ndihmon shumë. Nuk do të kisha mundur ta luaja në këtë mënyrë Europianin po të mos kisha luajtur finalen e 2012-ës. Është shumë e rëndësishme të mos humbësh ekuilibrin dhe të mos ndikohesh nga emocionet”, ka thënë mbrojtësi.
Kolegët:
“Nuk e di kush më ngjan, mund të them se De Ligt mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë: është i ri, inteligjent dhe ka një cilësi sipër mesatares. Vazhdoj të admiroj Sergio Ramos dhe më pëlqen edhe Marquinhos”.