Në takimin e parë me Alvisën, Edi duket se i ka dhënë vëmendje maksimale dhe ka bërë një deklaratë të papritur duke thënë se do ta refuzojë Adën sepse nuk është natyrale. Ndonëse u duk shum i afruar në takimin e parë me Adën, Edi tha se nuk i pëlqen më duke vënë në pah edhe faktin që ka kryer ndërhyrje.
Alvisa: Çfarë do kishe bërë për mua? Edi: Unë për ty isha hedhur nga kati i 10-të poshtë. Po ti për mua? Hiç asgjë. Alvisa: A punon ndopak ti apo jo? Edi: Jam shumë punëtor. Alvisa: Dyshoj shumë se më dukesh shumë i përkëdhelur.
Edi: Kam punuar nja 4 vjet, por e lashë punën për të takuar ty. Ada nuk më është përshtatur shumë, nuk është natyrale. Ja kam futur bllok. Alvisa: Do e refuzosh po të ftojë në takime? Edi: Shohim pastaj. Nëse e bllokoj një njeri, e heq fare.