Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar sot drejtuesin e ri politik të Lezhës. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se Basha ka caktuar Agron Gjekmarkaj, drejtues politik në Lezhë pas dorëheqjes së Mark Marku.
Vendimi është njoftuar në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD, ku ka pasur dhe debate të tjera në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.