Gazeta Koha jonë në një video-editorial në adresën e saj shkruan se opozita e Bashës premton që të jetë e qetë dhe bashkëpunuese me qeverinë.

Por sipas gazetës së Lesit, një lloj opozitë e tillë duhet që të ekzistojë vetëm atëherë kur demokracia të jetë vendosur përfundimisht në Shqipëri, dhe vendi të jetë anëtarësuar në BE.

Kjo lloj opozite sipas Koha Jonë, i intereson shumë Edi Ramës, i cili luan me mjeshtëri rolin e përbashkuesit të popullit, se “lulin e kam xhan” dhe se “e dua në bashkëqeverisje”.

Partia demokratike sipas Lesit, do të jetë një parti e butë pa nerv reagimi popullor dhe e gatshme për të bashkëpunuar sa herë që i duhet pushtetit, por kjo lloj opozite është e destinuar të dështojë duke lënë demokratët në mëshirë të fatit

Ky është fati i Edi Ramës që ka përballë një opozitë të shkatërruar dhe të sakatuar, derisa të lindë një opozitë e re dhe e fortë në Shqipëri.