Green Line Albania dhe Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë, ditën e Shtunë më datë 18 Shtator organizojnë aksionin vullnetar të radhës për Pastrimin e Shqipërisë nga mbeturinat. Aksioni synon ndërgjegjësimin e popullatës dhe gjithë institucioneve shtetërore, bizneseve nëpërmjet kontributit konkret individual. Edhe një veprim i vogë, ka ndikim të madh në mjedis, edukim dhe përmirësimin e situatës mjedisore në vend. Green Line Albania ka gjithashtu një mesazh dhe një thirrje për çdo prind dhe qytetar me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit: Fëmijët ndjekin shembullin tonë, jo fjalët tona dhe gjithashtu janë ata që me pafajsinë e tyre na mësojnë se sa duhet ta duam natyrën. Nesër merr fëmijët e tu me vete dhe bashkohu në aksionin botëror të pastrimit dhe të gjithë sëbashku të japim kontributin tonë për Një Shqipëri Të Pastër! BashkohuEdheTi, Për Fëmijët, Për Të Ardhmen, Për Shqipërinë Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 5 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:
Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj; Vendosni dorezat, maskën dhe respektoni distancën sociale (nëse aksioni zhvillohet në grup); Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetin, fshatin ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë e liqene; Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt; Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni përdorni hashtags si më poshtë:TaPastrojmeShqiperine DitaEPastrimitTeBotes 18Shtator2021 GreenLineAlbania GreenTeam LetsDoItAlbania LetsDoitWorld WordCleanupDay 18September2021