Edi Harxhi jep jo vetëm mënyrën se si do largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD por edhe kohën se kur mund të ndodhë kjo. E ftuar gjatë emisionit “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku tha se janë gjetur tashmë hapësirat juridike që kjo të ndodhë.

Zonja Harxhi, ju kërkoni largimin e Lulzim Bashës por si ndodh kjo? Basha deklaroi se nuk do lejojë një kuvend antiamerikan. Të tjerë thonë që statuti nuk ka asnjë hapësirë për të larguar Bashën. Atëherë si do arrijë Berisha dhe ku për ta larguar Bashën?

Jo. Nuk është kështu. Me votat e duhura mblidhet Këshilli Kombëtar dhe vendos shkarkimin e Bashës dhe ndryshimin e statutit. Më pas mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe nis procesi që do të thotë konfimim të këtij largimi dhe nisjen e një procesi të rregullt për zgjedhjen e strukturave të reja dhe të kryetarit të ri.

Zonja Harxhi cili është parashikimi juaj për atë që pritet të ndodhë në PD?

Lulzim Basha do largohet brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.

Sa?

Ndoshta brenda një muaji. Deri në fund të tetorit mendoj që do jetë i larguar nga Kuvendi Kombëtar. Ai do japë dorëheqjen. Varet edhe nga turit i zotit Berisha. Por, unë mendoj se deri më 8 dhjetor zoti Basha do jetë larguar.

Pse deri më 8 dhjetor?

Sepse 8 dhjetori ka një simbolikë për ne. Natyrisht që Basha më tepër zgjat dhe zvarritet. Basha ose jep dorëheqjen vetë ose shkarkohet nga Kuvendi si kryetar i Partisë Demokratike.

Po zoti Berisha?

Zoti Berish ka thënë vetë që ai nuk do kandidojë për kryetar të PD.

Dhe zoti Berisha do kthehet në grupin parlamentar?

Po. Ai do kthehet në grup.

Po si do funksionojë Partia Demokratike?

Do shkohet drejt zgjedheve të reja për kryetar. Ne si “Grupi për PD” kemi propozuar një këshill të përkohshëm për një periudhë gjashtë mujore. Do bëhen zgjedhjet nga poshtë lart dhe jo nga kryetari te degët. Por gjitshesi, ajo që është e rëndësishëm është largimi i Lulzim Bashës.

Po ju do jeni sërish kandidate?

Po nuk ka rëndësi kjo. Të heqim Bashën që ka zaptuar dhe ka marrë peng PD-në. Basha nuk bëhet lider kurrë çfarëdo që të ndodhë. Ajo që është e rëndësishme është që unë mendoj se Lulzim Basha nuk e fiton kurrë këtë betejë. Këtë betejë ai e ka me demokratët. Demokratët janë shumë të mëdhenj në numër se sa ata që e kanë votuar në zgjedhjet.