Një episod aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari. Këto pamje vijnë nga Elbasani, ku mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej një mesazh i veçantë: “Taulant Balla, Elbasani ty TË DO”.

Kujtojmë se Taulant Balla, politikani më i votuar në zgjedhjet e fundit u detyrua ti dorëzojë Damian Gjiknurit të gjithë investimin e tij elektoral në qarkun e Elbasanit, por edhe postin e numrit dy të partisë socialiste, duke u spostuar në Fier.