Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti rekomandoi sot marrjen e vaksinës antikovid edhe për gratë shtatzëna, por pas muajit të tretë.
“Kemi studime mbi Pfizer dhe Astrazeneca dhe nuk kemi risk po t’ia japim grave shtatzënë. Nuk ka risk, është studiuar dhe fertiliteti dhe nuk është parë ndonjë problem. Ne e dimë që tre muajt e parë duhet të kemi shumë kujdes. A kemi mundësi ta bëjmë nga muaji 4-5, por nga ana tjetër nëse nuk janë ende shtatzënë, më mirë të vaksinohen tani dhe ta shtyjnë shtatzëninë pas 6 muajsh, se vaksina qëndron 10 orë në trup”, tha Alimehmeti.
Ai këmbënguli që masat e reja duhet të bazohen mbi shtrimet në spitale dhe jo mbi rastet e reja.
“Ne shohim qartë që është i njëjti virus, Delta si këtu në rajon dhe nuk duhet të shohim më rastet e reja, por duhet të shohim rastet e rënda. Ne këtu kemi më pak të shtruar. Dhe ditën kur të gjithë të jenë të imunizuar, e dimë që grafiku i personave të shtruar duhet të jetë sa më i ulët, pa i dhënë rëndësi rasteve të reja. Masat e reja të bëhen mbi shtrimet në spitale, dhe jo mbi rastet e reja. Kështu e ka Gjermania, Anglia, Italia” , tha ai.