Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta mbjati një koncert mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”. Publiku shqiptar e priste me padurim performancën e tij dhe kjo u duk dhe në pjesëmarrjen e lartë të fansave të Metës.

Edhe pse një këngëtar i madh dhe tashmë shumë i njohur në Itali dhe më gjerë, Ermali nuk i “mposhti” dot emocionet. Në një moment ai harroi tekstin e këngës dhe kërkoi ndihmën e fansave. Në video, këta të fundit shihen duke i zgjatur celularin me tekstin e këngës.

Shikoni videon: