Facebook së fundmi kas prezantuar aplikacionin pa pagesë Horizon Workrooms, i dizajnuar enkas për përdoruesit e syzeve Oculus Quest 2 VR.Aplikacioni që aktualisht është në fazën beta, është projekti më ambicioz që deri më sot ka mundësuar takime grupore përmes realitetit virtual, transmeton Telegrafi.Aplikacioni ofron takimet prej 16 pjesëmarrësve duke përdorur syzet me realitet virtual gjatë konferencave, e çdo përdorues prezantohet me avatar që ka një ekran që prezanton nga beli e lartë trupin e pjesëmarrësit.

Megjithatë raportohet se ky aplikacion përkrah deri në 50 pjesëmarrës në një takim, ku të tjerët mund t’ju bashkohen përmes video-thirrjeve.Pjesëmarrësit e takimeve me syzet e realitetit virtual mund të përdorin duart dhe gishtat për gjestikulacion, kurse goja e avatarit të tyre mund të lëviz – duke krijuar përshtypjen se ata flasin.Paneli virtual që gjendet para pjesëmarrësve në takim i mundëson atyre të ndajnë fotografitë dhe të shikojnë prezantime të ndryshme.

Aplikacioni për organizimin e takimeve virtuale përdor kombinimin e përcjelljes së dorës dhe metodës së veçantë të përdorimit të tingullit i njohur si “tingulli i hapësirës” duke krijuar përshtypjen që tingulli vjen nga një drejtim i caktuar.