Rudina Dembacaj ishte e ftuara e parë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo foli për pushimet familjare, batutat me Markun dhe thashethemet e fundit lidhur me dasmën dhe një shtatzëni të aluduar. Rudina mohoi se është në pritje të ëmbël, por konfirmoi me gojën e saj se do e shohim shumë shpejt nuse me fustan të bardhë.

E pyetur nga Bieta nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë, aktorja tha:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh… O Zot, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë”, tha duke qeshur Rudina!