Këngëtarja e njohur Fifi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth jetës private. Një ndër ndjekësit e ka surprizuar teksa e ka pyetur nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar.
Fifi e ka mohuar menjëherë, duke thënë se është treguar gjithmonë transparente dhe nuk do ta kishte fshehur.
“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ka shkruar ajo.