Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë të hënën se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit të vendit, por që takimet po vazhdojnë dhe se palët po përpiqen të arrijnë deri te një zgjidhje.
“Po provojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, konsensuale, me takime. Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, ka thënë ai pas një takimi pothuajse dyorësh me Kurtin në ambientet e Kuvendit.
I pyetur nëse LDK-ja pati emra konkretë për pozitën e presidentit, ai tha se palët “nuk kanë arritur ende në atë fazë”.




















