Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë me dije se virusi ka përhapje të infeksionit dhe se situata është duke u ndjekur me vëmendje. Pas takimit të sotëm koordinues me drejtorët e klinikave infektive në vend, Filipçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nëse është e nevojshme do të veprohet me masa të reja kufizuese. “Virusi për momentin ka përhapje të infeksionit, jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me epiedemiologët. Mbetet ta ndjekim situatën dhe nëse ka nevojë do të ndërhyjmë me masa të reja kufizuese.

Në kovid-qendrat në vend ka shtretër të mjaftueshëm për hospitalizimin e pacientëve, ndërsa në periudhën e ardhshme mund të rritet nevoja për hospitalizim. Kemi kapacitete shtesë të kovid-qendrave, të cilat poashtu mund të vendosen në përdorim”, ka shkruar Filipçe.