Teksa ka nisur legjislatura e X e Kuvendit të Shqipërisë pritet që sot të betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendit. Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tanimë lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.
Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha janë ulur në Kuvend në rreshtin e parafundit. Ai që i ndan është Tritan Shehu.