Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka tejkaluar 4 milionë. Instituti Robert Koch njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 10.453 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 4.005.641 numrin e përgjithshëm të rasteve. Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 92.346.

Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona u përcaktua të jetë 83.1. Kjo shifër e cila në fillim të korrikut ra deri në 4.9 për qind, më 2 gusht u rrit në 17.8, më 30 gusht në 75.8 dhe dje kjo shifër u regjistrua në 80.7. Në Gjermani 65.7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61.2 për qind dozën e dytë.