Gjermania nisi fushatën kombëtare të vaksinimit, qëllimi i së cilës është rritja e shkallës së imunizimit para stinës së dimrit. Përveç vendeve të caktuara tashmë, njerëzit do të mund të marrin vaksina pa regjistrime paraprak në disa ambiente, përfshirë disa biblioteka, qendra tregtare dhe xhami. Qendra të tilla do të mbeten të hapura edhe në javët e ardhshme. Koha e fushatës së vaksinimit synon që të shmangë shkallë më të madhe të infektimeve në stinën e dimrit, sipas zyrtareve.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u beri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga këto mundësi. “Është një rast i mirë për imunizim. Vaksinimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Kurrë nuk ka qenë më shpejt”. Vaksinat do të ofrohen edhe në stacionet e zjarrfikësve, nëpër tramvaj dhe afër fushave të futbollit.Aktualisht, rreth 62 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Megjithatë, interesimi për imunizim është ulur ndjeshëm së fundi. Sipas ekspertëve, të paktën 75 për qind e njerëzve duhet të vaksinohen për të ulur ndikimin e valës së katërt të pandemi