Këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” ishin të ftuara Sindi, Keisa dhe Flavia Loci, tre motrat që janë të njohurat në rrjetet sociale dhe në media. Gjatë bisedës në studio me Ermalin vajzat ndanë dëshirën për të qenë të famshme, por ndërkohë dhe pasionin e madh për muzikën. Së fundmi shumë e njohur dhe virale në Tik tok u bë motra e saj e dytë, Keisa pasi këndoi rep në një program televiziv. Sindi u shpreh se i erdhi keq më shumë se e masakruan në komente banale një vajzë që po ndjek ëndrrën e saj. “E mori famën vërtet, u bë shumë virale, por që ishin komentet negative… unë mund ta kuptoj që dikush nuk e pëlqen se si Keisa performoi, por nuk kuptova faktin se si mund të masakrohet me komente banale një vajzë që thjesht po ndjek ëndrrën e saj”
Motra e tyre e vogël Flavia tha se përpos komenteve ajo është e hapur për të bërë një këngë apo për të marrë pjesë në një reality shoe dashurie, madje për këtë ka edhe mbështetjen e dy motrave më të mëdha. Ndërkohë më e njohura ndër to mbetet Sindi, e cila tregoi se më në fund e ka gjetur dashurinë e jetës. Gjatë rubrikës “Sindi, Keisa apo Flavia” Ermali i pyet se kush është më dramë në gatim, ku Sindi pranon që nuk di të gatuajë fare. Ermali vazhdon e ngacmon se si mund të gjej ajo burrë kur nuk di të gatuajë. Sindi i përgjigjet: “E kam gjetur, jo që më gatuan po që më pranon kështu siç jam”.
Mesa duket edhe familja e saj është në dijeni të tij, pasi dy motrat Keisa dhe Flavia e kanë ndihmuar në realizimin e disa surprizave. “I ka dashur ti bëj suprizë Sindit dhe ne e kemi ndihmuar”, treguan motrat. Moderatori i pyet këto të fundit se çfarë mendimi kishin për bërjen publike nga ana e Sindit që ishte e virgjër. Ato nënvizuan se po të ishin në vendin e saj do bënin të njëjtën gjë, do përgjigjeshin me sinqeritet. Ndërkohë mes Sindit dhe Arjanit duket se ka ende “mosmarrëveshje” sepse imitimet e saj e kanë bërë të reagojë. “Gjërat duhen marrë me sportivitet se pastaj duket sikur është Arjani i virgjër nuk jam unë që i marr kaq personale gjërat”, tha Sindi duke qeshur.