Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një takim me me strukturat e Partisë Socialiste Prrenjas, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Elbasan.
Gjiknuri theksoi riorganizimin e Partisë Socialiste në çdo nivel për të përmbushur premtimin ndaj qytetarëve dhe për të garantuar një rezultat të shkëlqyer në 2023.
“Diskutuam dhe bashkëndamë nevojën për riorganizimin e Partisë Socialiste në çdo nivel si dhe përmbushjen e premtimeve ndaj çdo qytetari. Të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që të përmbushim të gjitha detyrat për energjizimin e çdo strukture socialiste. Kjo do na garantojë një tjetër rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e vitit 2023”, shprehet ai