Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka pezulluar nga puna 6 mijë punonjës të spitaleve që nuk kanë pranuar të vaksinohen deri më datë 1 shtator. Mediat greke bëjnë me dije se vendimi ka shkaktuar probleme edhe në menaxhimin e të sëmurëve me koronavirus në spitalet greke, të cilat gjithashtu të mbushura.
Mendohet se në sistemin shëndetësor të Greqisë janë 10 mijë mjekë, infermierë dhe personel sanitar që nuk ishin vaksinuar pavarësisht ultimatumit të autoriteteve se kjo duhej të mbyllej deri më datë 1 shtator. Greqia po numëron çdo ditë nga 2 700-3 000 raste me koronavirus, ndërsa shërbimi intensiv në spitale është i mbushur.