Edhe 2 mandate të tjera dhe Partia Socialiste do ta çojë Shqipërinë në majën që meriton. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në Asamblenë e PS-së, duke shprehur kështu qartë synimin edhe të 2 mandateve të tjera, duke thënë se pas kësaj do t’ia lërë radhën brezave të ardhshëm.

“Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t’ia lëmë radhën brezave të tjerë”, tha Rama.