Një 33-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Gazetarja Ema Shazivari bën me dije për abcnews.al se e reja ishte në muajin e 4 të shtatzënisë.
33-vjeçarja ishte shtruar në spital dy ditë më parë. Gjendja e saj u rëndua dhe fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën me virusin.
Mësohet se fetusi është konstatuar i vdekur nga mjekët që në momentin e parë të infektimit. 33-vjeçarja ka ndërruar jetën pasditen e djeshme.
Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese, ku ditët e fundit janë raportuar shifra të larta viktimash.Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi 17 të vdekur si pasonjë e Covid dhe 680 raste të reja ndërkohë që nuk rresh apeli për vaksinim.