Gjatë intervistës së saj për Zërin e Amerikës, ambasadorja Yuri KIm u shpreh se SPAK ka treguar rezultate dhe se perceptimi i njerëzve ka ndryshuar dhe cilido tani thotë, nëse ka diçka që nuk shkon, do të të raportoj në SPAK. Për mua, kjo tregon se ata besojnë që SPAK është i efektshëm.
“Ka ende shumë gjyqtarë dhe prokurorë që mbeten për të kaluar vettingun dhe po shohim të gjitha opsionet e ndryshme, përfshi atë që përmendët ju (zgjatjen e mandatit të KPK), por nuk kam ndonjë gjë për të shpallur.
•Nëse mendojmë se ku ishim një vit më parë, njerëzit talleshin me SPAK, e dini, i mbaj mend shakatë dhe karikaturat me S’KAP. Tani, një vit më pas, teksa SPAK ka treguar rezultate, perceptimi i njerëzve ka ndryshuar dhe cilido tani thotë, nëse ka diçka që nuk shkon, do të të raportoj në SPAK. Për mua, kjo tregon se ata besojnë që SPAK është i efektshëm.
•U habita pa masë kur mësova se që kur SPAK u ngrit në vitin 2019 e deri në ditën e fundit të gushtit 2021, ka konfiskuar 70 milionë euro asete të personave që janë dënuar dhe gjykatat e kanë konfirmuar këtë dhe këto asete i kanë kaluar shtetit, ashtu siç duhet. 70 milionë euro në një vit e gjysmë. Krahasojeni këtë, hamendësoni, gjejeni se sa u konfiskua për periudhën 2011 deri 2019 – 20 milionë euro.
•Gjatë vitit kur ka funksionuar SPAK, kanë shqyrtuar 7-800 çështje dhe i kanë përpunuar ato; ka pasur rreth 250 individë të dënuar dhe kur shikon nivelin e dënimeve, është mbresëlënëse: 90% e rasteve që SPAK ka ndjekur çojnë në dëni Kime, goxha mirë. Dhe pritshmëria ime është që me BKH-në, që tani ka marrë në punë gjysmën e 60 hetuesve që kërkojnë, kapacitetet e SPAK do të rriten edhe më tej”. tha Kim.