Më shumë se 400 persona në Shkodër kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka zhvilluar një takim me Saimirin, kryetarin e Shoqatës së invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Bilali ka theksuar se Saimiri është mbrojtësi më i madh i të drejtave të tyre.
Ministrja shton se, “më shumë se 400 persona në Shkodër kanë këtë status”. “Evidentuam disa pika ku ka nevojë për përmirësim dhe në vijim bashkërisht do t’i ndjekim”, ka thënë ajo. “Po ndërtojmë ura bashkëpunimi me çdo aktor e faktor që ka dëshirë me e pa Shkodrën në majë”, ka nënvizuar ministrja Bilali.