Phone 13 më në fund ka dalë në shitje nëpër dyqane pasi disa muajsh pritje. Përdoruesit e kësaj marke u rreshtuan herët në mëngjes përpara dyqaneve të Apple në SHBA për të blerë modelin më të fundit të iPhone.
Jo vetëm në Amerikë, por edhe në Londër, Rusi, Kinë, Singapor dhe Australi pati radhë përpara dyqaneve të Apple për të blerë këtë pajisje.
Në fillim të muajit Shtator, kompania amerikane Apple prezantoi zyrtarisht 4 telefona të rinj të iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.
iPhone 13 mini ka dalë në shitje me çmim 700 Dollarë. Ndërsa modeli më i avancuar iPhone 13 Pro Max ka çmim fillestar 1100 Dollarë.
Në ndryshim nga modeli paraardhës, iPhone 13 ka kamera më të avancuar dhe kohëzgjatje më të madhe të baterisë.