Luani-Nëse jeni duke kërkuar një njeri besnik në një lidhje atëherë Luani është i duhur për ju. Kjo është një shenjë që nuk ju tradhton as në mendime dhe sytë i ka vetëm për ju. Luani është jashtëzakonisht besnik por pret të njëjtën sjellje nga ju. Ai kujdeset shumë për imazhin e tij. Një lidhje me të është e përsosur vetëm nëse e gjeni veten në këto karakteristika.
Gaforrja-Është një nga shenjat më të dashura të Horoskopit. Është jashtëzakonisht romantike, me këmbë në tokë dhe shpesh synon qëllime shumë konkrete dhe praktike. Me ta, mund të flisni për martesë dhe krijimin e një familjeje. Problemi i tyre është se në një lidhje shpesh kërkojnë dikë që të kujdeset për ta në të gjitha aspektet. Ato do të jenë gjithmonë në dispozicion për ju.
Bricjapi-Edhe pse janë njerëz të vështirë, të cilët nuk kanë dëshirë të flasin për ndjenjat, Bricjapët janë të mahnitshëm në një marrëdhënie. Nëse i dashuri juaj është Bricjap atëherë, nuk do të keni absolutisht asnjë problem. Bricjapi është një shenjë që duket i ngurtë por shpesh tregon një ëmbëlsi të papritur. Jini të durueshëm pasi duhet kohë për të arritur në zemrën e tyre.
Ujori-Kjo është një shenjë vërtet e përsosur. Ecën gjithmonë me këmbë në tokë dhe nuk ka frikë t’ju tregojë të tjerëve se çfarë nuk shkon. Bën shumë për lidhjen me përpjekjet maksimale. Është në gjendje të falë gabimet më të këqija dhe gjithashtu duron periudha të gjata stresi pa u lëkundur. Është më i mir me të cilin mund të qëndroni.