Dy motra japoneze janë certifikuar nga libri i rekordeve Guinness si binjaket identike më të vjetra në botë, me mbi 107 vjet e 300 ditë. Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer në këtë rekordin e vendosur nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.
Njoftimi u bë të hënën e cila përkoi me Ditën e të Moshuarve, një festë kombëtare në Japoni. Për shkak të situatës aktuale me Covid -19, motrave, të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë, iu dërguan certifikatat zyrtare në shtëpi.