Presidenti francez Emmanuel Macron pati sot një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson. Zyra e shtypit e presidentit francez bën me dije se Johnson i tha Macron se Britania dëshiron të rifillojë bashkëpunimin me Francën .

Kjo bisedë vjen disa ditë pas polemikave mbi një marrëveshje trepalëshe nëndetëse që hodhi në erë një kontratë të veçantë franceze.

Macron i tha Johnson se do të priste të shihte propozimet e kryeministrit britanik.

Në fillim të këtij muaji, Franca tërhoqi ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të nëndetëseve bërthamore me Australinë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, duke bërë që Australia të anulojë një marrëveshje të mëparshme të blerjes së nëndetëseve 40 miliardë dollarë me Francën .