Juventus e ka nisur shumë keq sezonin e ri në kampionat. Debutimi në Champions League kundër Malmo mund të ketë sjellë më shumë qetësi te bardhezinjtë, por zhgënjimet nuk i kanë braktisur bardhezinjtë.
As jashtë fushës. Në fakt, faqja e specializuar për fanellat e futbollit, Footy Headlines, ka pyetur lexuesit se cila është fanella më e shëmtuar e muajit gusht.
Për plot 885 lexues, ka qenë fanella e tretë e Juventus. Flasim për uniformën të verdhë dhe blu që Zinja e Vjetër ka përdorur në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Udinese-s. Uniforma e bardhezinjve ka “mundur” atë të Manchester City (424 vota) dhe Nottingham Forest (267 vota). Në vendin e katërt është renditur ajo e Napoli-t, që ka marrë 115 vota.