Këngëtarja e famshme Demi Lovato njihet për deklaratat e saj befasuese. Së fundmi ajo ka bërë një të tillë në lidhje me alienët. 29-vjeçarja ka pretenduar se dikur kishte pasur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree, Kaliforni. “Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme.“, tha Demi.
Kujtojmë se para pak muajsh, Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtëj e tutje nuk dëshirëon që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm ajo e dha përmes një postimi në rrjete sociale. ”Kjo ka ardhur pas shumë punimesh shëruese dhe vetë-reflektuese. Unë jam ende duke mësuar dhe po hyj në vetvete, dhe nuk pretendoj të jem eksperte ose zëdhënëse. Ndarja e kësaj me ju tani hap një tjetër nivel të cenueshmërisë për mua. Po e bëj këtë për ata atje që nuk kanë qenë në gjendje të ndajnë se kush janë në të vërtetë me të dashurit e tyre. Ju lutemi vazhdoni të jetoni në të vërtetat tuaja dhe ta dini se po dërgoj aq shumë dashuri në rrugën tuaj”, u shpreh Demi Lovato.