Gjermania vendos rregulla të reja për udhëtarët nga Shqipëria.
Në këto kushte, edhe për të udhëtuar drejt Gjermanisë do të duhet të plotësohen disa kushte, përfshirë edhe karantinën 10-ditore.
Nga dita e diel, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.
Për hyrjen në Gjermani: Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.
Megjithatë, pas mbërritjes do t’ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në vendin tonë.