Trajneri i Kombëtares Edy Reja, por edhe kapiteni Etrit Berisha, e shohin përballjen me Hungarinë të dielën për jetë a vdekje. Të dy protagonistët e kuqezinjve thotë se kundër Hungarisë duhet fituar me patjetër, në të kundërt ëndrra për kualifikim në Botëror thuajse është e përfunduar.
Edy Reja, trajner i Kombëtares: Për të dyja ekipet është ndeshje vendimtare. Anglia është favoritja kryesore e grupit, por në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri. Ne duhet të fitojmë se zbën këtë ndeshje, që është jetike për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botëror.
Etrit Berisha, kapiten i Kombëtares: Është një ndeshje e rëndësishme për të dy palët, mendoj se kemi një mundësi që të mposhtim Hungarinë dhe të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo ndeshje vlen për ne, për Hungarinë, por pse jo edhe për Poloninë.
Trajner Reja refuzoi të zbulonte formacioni, por kishte një përgjigjje të hidhur kur u pyet përse se përse një sulmues si Armando Broja që luan në Premier League nuk aktivizohet me kombëtaren.
Edy Reja, trajner i Kombëtares: Broja është një lojtar me të ardhme të madhe, por nuk më ka dhënë atë që prisja. Kundër Hungarisë do ta nisë nga stoli, ndërsa Myrto Uzuni me shumë mundësi do jetë titullar pasi po kalon një formë të mirë. Na është bashkuar edhe Bajrami, por do të vlerësojmë në stërvitje situatën e tij.
Përballja me Poloninë, që luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin ‘Elbasan Arena’, është e pesta në grupin kualifikues të Botërorit ku Shqipëria deri më tani ka 6 pikë. 2 fitore dhe dy humbje.