Në një formë a një tjetër të gjithë gjejmë ngrohtësi tek nostalgjia, aq më tepër gjatë ditëve në të cilat jetojmë. Disa janë për pak çaste, e ndërsa të tjerë s’bëjnë dot asnjë hap pa e përfshirë. Sigurisht edhe këtu ka “dorë” astrologjia! Ka disa shenja që ndonëse përpiqen ta fshehin, praktikisht jetojnë në të shkuarën.
Gaforrja-Kjo shenjë kaq emocionale është vazhdimisht duke lundruar nëpër kujtimet e të shkuarës dhe veçanërisht ato të fëmijërisë. Gaforrja udhëhiqet nga Hëna e cila herë pas here i “shtyn” të reflektojnë mbi kujtimet që përfshijnë familjen e tyre të vjetër apo atë të renë. Ata mbajnë mend çdo gjë dhe si një shenjë që në mënyrë konstante kërkon qëndrueshmëri emocionale, kanë një lidhje shumë të veçantë më kujtimet. Mund të kthehen në fëmijë të vegjël kur flasin për kohët e shkuara e të lumtura me të dashurit e tyre.
Akrepi-Jo rrallë herë ata e gjejnë veten emocionalisht të ngecur në të shkuarën. Pavarësisht se nuk e ndajnë me të tjerët, brenda guackës së tyre mund të gjeni gjithçka! Njerëzit e kësaj shenje nuk harrojnë asgjë nga e shkuara dhe janë në vazhdimësi duke përsëritur kujtimet e vjetra. Disa prej tyre kanë tendencën t’i romanticizojnë eksperiencat e dhimbshme, prandaj ndodh jo rrallë ta gjejnë veten të zhytur mes kujtimeve të hidhura.
Peshqit-Endërrimtarët e zodiakut janë gjithashtu më nostalgjikët! Ata gjejnë paqe kur imagjinata e tyre shkon tek ditët e shkuara pasi kjo i ndihmon të arratisen nga realiteti. Ndonjëherë e çojnë nostalgjinë në një tjetër nivel dhe janë eksperta t’i bëjnë kujtimet shumë herë më të bukura nga ç’kanë qenë vërtet. Iluzioni është shoku i tyre i ngushtë.