Ambasadorja e SHBA-ve, në vendin tonë Yuri Kim ka dhënë mesazhin se bota duhet të nxjerrë mësime nga Shqipëria, e cila edhe pse një vend i vogël mori vendimin për të strehuar afganët.

Në fjalën e saj në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’, Yuri Kim u shpreh se nëse një ditë do të ishte në vështirësi, do të vinte dhe do të strehohej në Shqipëri.

“Në situata kur bota kalon në momentet që duhet të mbajë shënime, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë bukë, kripë e zemër. Jam krenare që ndodhem në mesin tuaj, por gjithashtu e di si një qenie njerëzore.

Nëse do të rastis ndonjëherë që të jem në vështirësi e di vendin ku do të strehohem. Do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që bota duhet ti mësojë nga ky vend i vogël”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Deri tani Shqipëria ka strehuar rreth 700 afgane, te cilet jane akomoduar ne strukturat hoteliere ne Durres dhe Lezhe.