Shigjetarët janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë.
U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por njëkohësisht janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë.
Punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një Shigjetari është “Puno fort, për të gëzuar në të ardhmen”.
Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen.