Britney Spears ka një lidhje shumë të fortë me partnerin e saj, Sam Asghari, që është forcuar edhe më shumë së fundmi pasi çifti kanë vendosur që ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Artistja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti.

“Nuk mund ta besoj’, ka shkruar Spears krahas videos së ëmbël ku duket së bashku me gjysmën e saj më të mirë. Lajmi vjen disa ditë pasi babai i saj paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund kujdestarisë së tij ndaj artistes që ka kontrolluar jetën dhe paratë e saj për 13 vjet.

Çifti janë njohur për herë të parë bashkë në xhirimet e këngës “Slumber Party” në 2016-tën dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e kohës pavarësisht ulje-ngritjeve për shkak të kujdestarisë së ashpër të Britney-t. Sam Asghari ka mbështetur shpeshherë publikisht këngëtaren gjatë vitit të shkuar, pasi Neë York Times publikoi dokumentrain “Framing Britney Spears”, i cili fliste për marrëdhënien e artistes me të atin, që ka qenë kujdestar i saj që nga vitit 2008.

“Është e rëndësishme për njerëzit që ta kuptojnë se unë kam zero respekt për dikë që përpiqet të kontrollojë lidhjen tonë dhe që na vendos pengesa në rrugën tonë. Sipas mendimit tim, Jamie është një t**p i vërtetë. Nuk dua të shkoj në detaje, sepse e kam respektuar gjithmonë privatësinë tonë, por në të njëjtën kohë unë nuk erdha në këtë vend për të mos shprehur mendimin dhe lirinë time”, u shpreh Asghari asokohe.