Ama, me fat në këtë ditë qëlluan vetëm të punësuarit e një kompanie shumë të njohur në Indi. Drejtuesit e “Verve Logic”, kompani për zhvillimin e aplikacioneve të telefonave,vendosi që ditën e 3 shtatorit pra dje të ishte ditë pushimi.

Kjo datë nuk është asnjë festë e veçantë, por kompania e ka quajtur ditë pushimi: “Netflix dhe argëtim”, që punonjësit të shohin rehat serialin. Njoftimi i tyre në Twitter bëri xhiron e rrjetit.

Sezoni i fundit siç ka bërë me dije Netflix është i ndarë dy vëllime. I pari me pesë episode u publikua sot, ndërsa i radhës del në 3 dhjetor.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për më shumë se 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por ky është momenti më i keq pasi kanë humbur njërin prej anëtarëve të grupit. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje”, shkroi Netflix, teksa lançoi hyrjen zyrtare të serialit në platformë.