Olsa Muhameti ka zbuluar të tjera detaje lidhur me vazhdimësinë e “Përputhen” . Autorja ka zbuluar në një bisedë virtuale me ndjekësit se do të ketë përjashtime nga emisioni, në një proces që do të nisë të premten dhe do të zgjasë një javë.
Deri më tani janë prezantuar 5 vajzat dhe djemtë, por në ditët në vijim do të prezantohen të tjerë konkurrentë.
Nuk dihet nëse përjashtime do të ketë vetëm nga djemtë, apo do të jenë edhe vajza që do largohen.