Ditën e sotme nisi takimi për prezantimin e drejtuesit të ri politik në Fier, Taulant Balla i cili zëvendësoi Gramoz Ruçin.

Gjiknuri ka nisur një tur takimesh në çdo qark për të filluar punën e reformimit organizativ të Partisë Socialiste me qëllim që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në takim morën pjesë anëtarë të asamblesë së PS në Fier, kryetarë të 6 bashkive dhe 9 deputetë të qarkut.

“Nuk nuk jemi një parti që mund të flemë gjumë e të presim zgjedhje. Ne duhet të fillojmë të kryejmë detyrat tona e të fokusohemi sa më mirë. Ka një analizë për të bërë e për të nxjerrë konkluzione e të korrigjojë ato gabime që ka berë.Në të gjithë Shqiperinë do të ketë riorganizim të strukturave.Fieri për ne ka dendësi të jashtëzakonshme dhe fitorja e zgjedhjeve lokale do të jetë një tregues për zgjedhjet e radhës parlamentare”, theksoi Gjiknuri.

Pas takimit, drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla është shprehur se çdo drejtues i PS e ka ëndërr të jetë drejtues i qarkut Fier nga ku buron mbështetja më e madhe për PS.

“Njëkohësisht është edhe përgjegjësi e madhe pasi i jemi shume borxhli popullit të këtij qarku. Do të punojmë së bashku me grupin e deputetëve dhe kryesinë e bashkisë për të mbushur të gjitha detyrimet”, theksoi Balla.