Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi vlerësoi sot kontributin 37-vjeçar në arsim të Zoja Binos, mësuese dhe drejtuese në shkollën e mesme të bashkuar ‘Jorgo Plaku’, Hoçisht, Devoll.

‘Mësuesja e matematikës dhe fizikës Zoja Bino ka ndërtuar figurën e një mësuesi model, falë aftësive të saj profesionale, punës së palodhur, si dhe komunikimit e bashkëpunimit racional me nxënësit, kolegët dhe​ komunitetin’, vlerësoi Kushi​.

‘Korrekte dhe e përkushtuar për krijimin e një atmosfere miqësore, të sigurt dhe pozitive në mësimdhënie, ajo dallohet gjithashtu për vizionin, metodologjinë shkencore, si dhe rezultatet e arritjet cilësore të nxënësve në olimpiadat rajonale dhe​ kombëtare’, tha më tej Ministrja.