Nga Artur Ajazi/ Kohëzgjatja e tepruar e përfundimit të studimeve të larta (nuk dihet fati diplomës tij) mungesa e pakuptimtë e të qenit aktiv në jetën politike me kredibilitet të caktuar, dhe shumë mangësi të tjera të formimit, mund ta klasifikojnë Lulzim Bashën, si një kopjac i keq. Një njeri që kurrë nuk arriti suksesin në Kosovë (veç përgojimit), që erdhi me katapultë prej andej për tu bërë kop-ist (kopjac) por që edhe atë nuk e bëri kurrë, pastaj u bë ministër dhe u akuzua për gllabërimin e mbi 230 milion eurove, u bë kryetar bashkie dhe u damos keq.
Më pas në startin e fundit, Sali Berisha “trajneri” i tij vendosi ta bëjë edhe kryetar të Partisë Demokratike, duke e larguar “sipas traditës” Olldashin. Ky ishte kulmi. Në fakt Luli ishte me afat skandence, por që Doktorit i la “dopjo gjashtën” duke e sorrollatur në ditët e pleqërisë sa andej-këndej. Duke e lënë Saliun në betejën e tij, le të kujtojmë paksa ç’bëri Lulzimi në 8 vite opozitë. Në fakt asgjë. Nuk ribashkoi partinë, por e ka shkatërruar deri në embrion (duke përhapur lajmin se më pengonte Doktori) nuk dëgjoi njëherë anëtarësinë, nxiti luftën klanore, u shpalli luftë ndërkombëtarëve, dhe herë-herë nisi të bënte edhe si Edi Rama. Nuk kishte kopjac më të keq se ai, tek e shihje të merrte poza në mbledhjet e partisë, duke rritur ndjeshëm autoritetin e tij falë përjashtimeve të atyre që ndoshta mund ti kishte sot në krah, për të përballur betejën me Doktorin.
Luli ka ecur mbi hijen e Doktorit, dhe mundohej që edhe formatin e tij fizik, ta barazonte me të vetin. Ishte kaq i dhënë pas “babait politik” aq sa thonin në PD se “shpesh na thotë, ngjasoj si udhëheqës, ngjasoj me Doktorin apo me ….”. Edhe mbledhjet e kryesisë së fundi, pas rimarrjes me dredhi të postit të kryetarit të partisë, nisi ti bëjë me “trashje zëri”, madje dikujt i drejtohej edhe me “ti”, si dikur Berisha i drejtohej Ferdinand Xhaferrit në mbledhjet e PD. Njeriu ka lindur për të mësuar por edhe kopjuar ndonjëherë, por duhen gjetur rrugët për të vajtur deri atje. Në librin e tij “Misioni im” Luli ka arritur majën e majës së kopjacit.
Edhe pse bëri gjithë atë promovim ku deklaroi se “është krejtësisht vepër e imja”, Luli nuk e fshehu dot faktin se, librin e ka të kopjuar nga një “mik pas miku” që dikur e mbante afër dhe që sot, e ka sikterrisur. Kjo për faktin sepse “mik pas miku”, nuk i bëri atij një shërbim që do ti duhej për të goditur Berishën ditën e vendimit për përjashtimin nga grupimi parlamentar. Në politikë nuk ecet gjatë duke kopjuar, sepse duhet të ecësh me ritmin e kohës, vendit dhe kushteve të cilat të diktojnë shumë.
Luli e ka stacionuar vehten si politikan i tranzicionit, dhe është i destinuar të largohet shumë më herët nga përmbyllja e mendatit si kryetar PD. Ndryshe nga Edi Rama që rinovon çdo vit metodollogjinë e komunikimit, ndryshimit dhe progresit drejt të ardhmes, Lulzim Basha ka mbetur peng i kopjes. Ai edhe në vendimin e fundit ndaj Berishës, natyrisht nuk bëri atë që duhej, ndaj dhe i trembet invazionit berishist. Beteja mes tij dhe Berishës ka gjasa të jetë e gjatë, vetëm në rast se Luli ndryshon “kopjen”, në rast të kundërt , Dhjetori 2021 do ta gjejë atë të shkarkuar si kryetar partie.
Leave a Reply