Në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe 28 qytetarë të tjerë. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se në 24 orë kanë rezultuar pozitivë për virusin edhe 489 qytetarë të tjerë nga 6,310 testime të kryera.
Po ashtu, betejën me sëmundjen e kanë fituar edhe 859 qytetarë të tjerë ndërsa në total numri i të shëruarve shkon në 124.711.
NJOFTIMI/ 06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të v d e k j es. Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711. Në total numri i rasteve aktive është 25.290.