Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820. Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751.