Të rinjtë po kthejnë vëmendjen tek bujqësia, duke ngritur sipërmarrje të reja, modele të zhvillimit në sektorin rural falë edhe politikave mbështetëse të qeverisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca solli në vëmendje Martirio, një ndër shumë të rinjtë e vendit, që e shohin progresin dhe zhvillimin në bujqësi.
“Ka vënë në përdorim tokat e familjes, të cilat vit pas viti është munduar t’i shtojë dhe përmirësojë”, tha Krifca.
Në fshatin e tij në Këmishtaj të Lushnjës, ndër të tjera, Martirjo së fundmi ka mbjellë luledielli, borzilok dhe hithër të cilat i çon i sigurt në pikën e grumbullimit.
“E ka nisur me 5 hektarë, ndërsa sot ka 40 hektarë në sipërfaqe”, u shpreh Krifca, teksa bëri të ditur se, me mbështetjen e AZHBR-së, ka përfituar mekanikën bujqësore, e cila i redukton kohë dhe kosto.
“Në fermë ka të punësuar çdo sezon rreth 30 persona. Kështu, mbështetja i shërben zhvillimit”, thekson Krifca.